Mër. Kor 29th, 2026

Rrahen një moshatar të tyre, arrestohen dy të rinj në Han të Elezit

Mbrëmë rreth orës 21:25, në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, është raportuar një rrahje ndërmjet disa personave.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm të ndodhur më 27 korrik, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Sipas dëshmive të siguruara, më 28 korrik, në rrugën “Dituria” në Paldenicë, dy të dyshuarit, F.K (22 vjeç). dhe F.K., (20 vjeç) kanë sulmuar viktimën (23-vjeçar) me mjete të forta, duke e goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Me autorizim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetomore.

Postime të Ngjashme