Mër. Jan 14th, 2026

Rinumërohen 21 kuti me vota, këto janë të dhënat

Pas njoftimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me rinumërimin e tërësishëm në disa komuna dhe të pjesshëm në të tjerat, në Qendrën për Numërimin e Rezultateve ka nisur procesi i rinumërimit.

Deri në përditësimin e fundit, të bërë sot në orën 07:30, në QNR janë rinumëruar 21 pako me vota.

Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 2321 vota (39.33%), e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 1815 vota (30.75%), .

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta, me 847 vota (14.35%), ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka 700 vota, apo 11.86%.

Deri më tani, rinumërimi gjen partitë e tjera me numër dyshifror të votave.

Procesi i rinumërimit po vijon.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *