Mër. Nën 12th, 2025

Rinis procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë, Elezi: Po zhvillohet në 10 tavolina numërimi

Ka rinisur procesi i verifikimit të rezultateve në qytetin e Mitrovicës së Jugut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se procesi i verifikimit ka nisur në ora 16:20, ndërsa është duke u zhvilluar në 10 tavolina numërimi.

‘‘Në orën 16:20 ka filluar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut. Procesi po zhvillohet në 10 tavolina numërimi’’, tha Elezi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *