Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë rikthyer pothuajse në rezultatin e vitit 2021. Me mbi 425 mijë vota, kanë shënuar fitore bindëse në disa prej komunave më të mëdha.
Madje, në komunat si Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë e Kamenicë, kanë fituar me mbi 60% të votave. VV-ja ka dalur parti e parë në të gjitha komunat, përveç Skënderajt, Drenasit dhe Deçanit.
Në Deçan parti e parë me 48% ka dalur AAK-ja, por edhe atje VV-ja ka marrë mbi 30%.
Kurse, në Drenas e Skënderaj, kryeson bindshëm Partia Demokratike e Kosovës.
Në Gjakovë, VV-ja ka mbi 53% të votave, kurse AAK-ja është e dyta me 22.97%.
Në Gjilan, VV-ja ka shënuar fitore bindëse me 62% apo mbi 29 mijë vota. Edhe në Istog, bastionin e LDK-së, Vetëvendosje fitoi me mbi 44% të votave.
Në Kaçanik, gjithashtu fitoi mbi 60%.
Në Klinë ishte më ngushtë, përderisa në Fushë Kosovë, Vetëvendosje fitoi mbi 54% të votave.
Mbi 50% partia e Albin Kurtit fitoi edhe në Prishtinë, aty ku humbi zgjedhjet lokale para një muaji.
Në Pejë, gjithashtu VV-ja iu afru 48% të votave, po aq sa kishte edhe në Lipjan ku parti e dytë doli PDK-ja.
Edhe në Prizren, fitoi mbi 51%.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar rezultatin si fitore të vetë shtetit të Kosovës, duke kërkuar konstituim të shpejtë të institucioneve.
Ai foli për prioritetet kryesore pas certifikimit të rezultateve mbetet zhbllokimi i proceseve të mëdha, duke përfshirë fondet nga Bashkimi Evropian dhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Për këtë, ai i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimin e jashtëzakonshëm gjithandej vendit tonë. Një falënderim për mijëra vullnetarë, simpatizantë e aktivistë që organizuan fushatën dhe ishin krahu ynë i fortë në këtë fitore madhështore. Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë që duhet të ecim përpara pa vonesa.
Sa më parë që të certifikohen rezultatet aq më shpejt do të nda duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë e mirë dhe projektet e nevojshëm. Në Kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret plani i rrjetes së BE në vlerë 880 milionë euro….fitoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve. Edhe njëherë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e 2021. Sot ishte ditë e gjatë përveçse e bukur dhe rëndësishme”, tha Kurti.
Lidhur me çështjen e presidentit, Kurti ndonëse pranoi se kjo kërkon konsensus më të gjerë (80 vota), tha se njëherë planfikon të flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën.
“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore

