Hën. Shk 9th, 2026

“Rezistenca” e shitësve ilegal te tregu i automjeteve

Shitësit ilegal në tregun e veturave që mbahet çdo të diel në Prishtinë, nga sot nuk do të mund të shfrytëzojnë hapësirat publike, shkak i therjeve që po bëhen ndaj shpezëve dhe ndotjes së hapësirës publike.

Që nga orët e hershme të mëngjesit inspektorati i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, zhvilluan një aksion të përbashkët tek hapësirat rreth tregut për t’i larguar shitësit ilegal. Megjaithë ata hasën në resistencë, fillimisht duke bllokuar rrugën e pastaj shprehen edhe pakanaqësi me arsyetimin se nga ajo punë mbajnë familje.

Ata u ankuan, pasi që kanë ardhur nga komuna të ndryshme e nuk po mund të shesin asgjë.

Rexhep Musliu tha për KosovaPress, se ai deri më tani ka shitur grurë dhe asnjëherë nuk ka hedhur mbeturina.

Shitësi tjetër, Ismet Hasani nga Podujeva, i cili shiste mobile, mbanë 20 anëtarë të familjes së bashku me vëllain e tij nga shitja në këtë treg.

Hasani u shpreh se duhet të gjobiten personat që po prenë pulat, e jo të gjobiten të gjithë për tre persona.

Ai shtoi se duhet të bëhet një lokacion i caktuar për ta, të cilët sipas tij edhe janë të gatshëm të paguajnë.

Aksioni i Inspektoratit të Prishtinës, Policisë së Kosovës dhe AVUK-ut ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit, të cilët do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës aty derisa të përfundon tregu i veturave

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *