Hën. Gus 3rd, 2026

Reagon ashpër Përparim Rama: Kjo është ç’njerëzore!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj sulmeve të fundit që po bëhen ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, raporton IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruna se kjo fushatë e orkestruar politike kundër tij ka kaluar kufijtë e debatit politik dhe janë bërë “çnjerëzore”.

Në reagim Rama thotë se fundmi në shënjestër nuk është vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët dhe bashkëshortja e tij, gjë që sipas tij përbën linçim dhe presion.

“Kam vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik. Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik!”, ka shkruar Rama.

Reagimi i plotë:

KJO NUK ËSHTË MË POLITIKË. ËSHTË ÇNJERËZORE. Të dashur qytetarë, Tash e sa kohë, përmes një fushate të orkestruar politike, janë përpjekur të më intimidojnë dhe të më diskreditojnë. Por, ditët e fundit shënuan kulmin e kësaj fushate të ulët, ku në shënjestër nuk jam më vetëm unë, por edhe bashkëpunëtorët e mi dhe bashkëshortja ime. Kur një betejë politike zbret në shpifje, fyerje dhe denigrim të familjarëve e njerëzve që nuk janë pjesë e përplasjes politike, nuk kemi më debat demokratik dhe as llogaridhënie. Kemi një përpjekje të vetëdijshme për të frikësuar për të ushtruar presion dhe për të goditur përmes njerëzve më të afërt. Kam vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik. Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik!…

Postime të Ngjashme