Mar. Shk 10th, 2026

Reagimi i Myftiut Naim ef.Tërnava ndaj kërkesës se prokurores së Dhomave të Specializuara në Hagë, për dënim me burg prej 45-vjetësh për secilin nga udhëheqësit e UÇK-së

Kërkesa e prokurores së Dhomave të Specializuara në Hagë, për dënim me burg prej 45-vjetësh për secilin nga udhëheqësit e UÇK-së, njëkohësisht edhe udhëheqës të shtetit të Kosovës në këtë proces, përveçse është e pabazuar dhe e padrejtë, përbën edhe një fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë.

Një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme, sulm ndaj heronjve që dhanë jetën për liri dhe përpjekje e hapur për njollosjen dhe degradimin e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare.

Kjo kërkesë është thjesht politike, me synimin e rrezikshëm për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, një barazim i papranueshëm historikisht, moralisht dhe juridikisht.

Ne presim dhe besojmë se në fund do të triumfojë e drejta dhe se vendimi i panelit gjykues do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe meritor, duke sjellë liri për çlirimtarët dhe duke ruajtur dinjitetin e luftës për liri.

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *