Si agjencia e lajmeve Reuters ashtu edhe Axios raportojnë se një propozim për ndërprerjen e armiqësive u është kaluar SHBA-së dhe Iranit.
Disa detaje kanë dalë në dritë, por ka ende shumë gjëra që nuk i dimë – le të hedhim një vështrim:
Një kornizë për t’i dhënë fund armiqësive u është kaluar SHBA-së dhe Iranit, thotë Reuters.
Sipas raportimeve, marrëveshja ka “dy nivele”.
Ajo thotë se ky është një armëpushim i menjëhershëm, me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse që do të pasojë më vonë.
Kjo i bën jehonë raportimeve të Axios se ndërmjetësit po diskutonin një armëpushim 45-ditor.
Ndërmjetësuesit e Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë janë përfshirë në negociata, sipas Axios.
Ndërsa shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, ka qenë në kontakt “gjithë natën” me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, shton Reuters.
Një zyrtar i lartë iranian ka përjashtuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit si pjesë e çdo armëpushimi të përkohshëm, thotë Reuters.
Këto raportime vijnë pasi Donald Trump duket se vendosi një afat të ri për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë ende nuk kanë komentuar mbi propozimet.
Deri më tani nuk ka të zbuluar ndonjë specifikë tjetër rreth kushteve të një marrëveshjeje.
Për shembull, si luajnë rol disa nga pikat kryesore të luftës deri më tani – Ngushtica e Hormuzit, sulmet, pasurimi bërthamor.
Gjithashtu nuk dihet se sa afër pasqyrojnë kushtet e këtij plani armëpushimi propozimet e mëparshme të pasuksesshme – siç është plani 15-pikësh që iu dha Iranit në fund të marsit.
Veç këtyre, nuk dihet si paraqiten vendet e Gjirit në rajon – që kanë qenë subjekt i sulmeve të shumta gjatë gjithë këtij konflikti – në një propozim paqeje.
Dhe në fund nuk dihet nëse ka një afat për t’u përgjigjur palët.

