Do të ringritemi, sa herë që kërkon atdheu e kombi ynë.
Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi të AAK-së.
“Do të ringritemi, sa herë që kërkon atdheu e kombi ynë. Por, për t’i kryer punët më së miri jemi hap, kemi kërku ndihmën e brezit të dytë, brezit të ri, ekspertëve e profesionistëve. Unë, gëzohem kur i shoh të rinj e të reja në atë çiltërsinë e vet, e në ekspertizën e vet, që dojnë me dhënë përgjigje mirëqenies tonë. Ne jemi kujdes që sfidat që i kem, t’i trajtojmë me kujdes”, tha Haradinaj.
Haradinaj është shprehur i kënaqur me angazhimin e të rinjve dhe ka theksuar se sfidat do të trajtohen me kujdes për të garantuar përgjigje të mira ndaj mirëqenies së qytetarëve

