Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e së hënës e nisi me pamje të xhamisë së Ballies e cila gjendet në zemër të Elbasanit.
Ai u uroi një javë të mbarë ndjekësve të tij në rrjete sociale, duke shpërndarë videon e cila tregon këtë xhami e vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë.
“MIRËMËNGJESI dhe me xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rilindur dhe vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për arkitekturën më të bukur fetare, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

