Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar realizimin e pagesës ndaj Trafikut Urban.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me t’u alokuar mjetet nga Ministria, Komuna ka kryer pagesat, andaj transporti për qytetarë rikthehet nga nesër.
“Sot, sapo u alokuan mjetet nga Ministria, ne si komunë menjëherë realizuam pagesën ndaj Trafikut Urban.
Nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve u kërkojmë ndjesë për shqetësimet dhe i falënderojmë për mirëkuptimin.
Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tonë.
Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet!” u shpreh Rama.

