Mar. Dhj 16th, 2025

Rama: Në Prishtinë duhet bashkëpunimi i ndërsjellë me nivelin qendror

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka uruar që bashkëpunimi mes komunës dhe nivelit qendror të përparojë, sa u përket projekteve madhore që kryeqyteti synon.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Rama përmendi Lojërat Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave do të jetë Prishtinë, ku për të njëjtat shtoi se bashkëpunimi me nivelin qendror, është i pashmangshëm.

Pos tjerash, ai thotë se tanimë kryeqyteti ka vizion, transmeton Klankosova.tv.

“Kryeqyteti ka vizion, e dimë kah po shkojmë. Nuk është një vend që pret që dikush t’i tregojë kah të shkojë vendi”, tha ai

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *