Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një videokartolinë nga samiti i djeshëm Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, i zhvilluar në Bruksel.
Nga Antonio Costa te Kaja Kallas, Von der Leyen e Marta Kos, kreu i qeverisë shihet krah liderëve europianë edhe të rajonit, teksa shkëmben shtrëngime duarsh e përqafime me ta.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama.
Nuk kanë munguar përqafimet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, së cilës i ndërhyri edhe në videon ku ajo jepte lajmin për heqjen e masave shtrënguese të Kosovës.
Samiti fokusohet te Paketa e zgjerimit 2025 dhe te Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, që synon afrimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave, si edhe sfidat e tjera rajonale.

