Die. Nën 9th, 2025

Radoniqi: Personat që nuk dinë shkrim-lexim nuk kanë të drejtë vote me asistencë

Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk kanë të drejtë vote me asistencë.

“Personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë vote, por nuk kanë të drejtë vote me asistencë. Asistenca mund të shkojë deri te kutia e votimit por jo më tutje, d.m.th. jo me votu për ta”, tha ai.

Radoniqi, ka thënë se deri tani nuk ka pasur parregullsi.

“Bazuar në informacionet e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet normalisht. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të mund të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhore në terren, me qëllim që të sigurohet zbatimi i plotë i ligjit dhe respektimi i rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit.”

Ai tha se deri në orën 11:00 kanë votuar 6.13 për qind e votuesve.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 në këto 18 komuna është 80 mijë e 659 votues apo 6.13%, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues. Deri në të njëjtën kohë, në raundin e parë, në këto 18 komuna, kishin votuar 7.58% apo 99 mijë e 765 votues nga 1 milion e 316 mijë e 129 votues. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi mund t’i gjeni në platformën e rezultateve.”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *