Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur nisjen e procesit për ngritjen e një memoriali për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë arbëreshe në Itali.
Ky projekt do të realizohet si donacion i Qeverisë së Kosovës për komunitetin arbëresh në Itali dhe synon të përkujtojë kontributin historik dhe sakrificën e familjes Jashari për lirinë e vendit.
“Duke nisur procesin e ngritjes së memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë arbëreshe në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i Qeverisë sonë për komunitetin arbëresh në Itali.”, deklaroi Kurti.

