Pre. Qer 5th, 2026

“Qershor 1996”- Ambasada amerikane rikujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka rikujtuar momentin e hapjes së pranisë së parë zyrtare amerikane në Kosovë, në qershor të vitit 1996.

Përmes një publikimi në Facebook, ambasada theksoi se në atë kohë SHBA-ja hapi Zyrën e Shërbimit Informativ amerikan në Prishtinë, duke shënuar kështu praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë disa vjet para luftës.

“E mbani mend këtë moment? Në qershor 1996, Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ amerikan në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës. Ishte një hap i vogël që më vonë do të shndërrohej në një partneritet të fuqishëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme