Enj. Dhj 25th, 2025

Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e kryeshefit për pagat

Punëtorët e Sindikatës së RE të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e kanë nisur ndryshe protestën e sotme para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke lëshuar një deklaratë të kryeshefit ku dëgjohet të thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike.

“KEK-ja vazhdimisht ka pasë një rritje të pagave çdo vit, por këtë vit e kemi më sfiduese, mirëpo e dimë që edhe paga mesatare ne KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike”, dëgjohet të thotë kryeshefit.

E për këtë kryetari i Sindikatës së RE të KEK, Nexhat Llumnica ka thënë se ky është një mashtrim duke ironizuar se fjala e kryeshefit nuk shkelet dhe se paga mesatare për ta duhet të jetë 1 mijë e 100 euro.

“Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovës. Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikurse ndërmarrjet publike e aq më larg KEK-ut që sot vdesin një për qind e stafit. Kreyshefi i KEK na tha që i keni mbi 1 mijë e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e RE e KEK-ut e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që kam një surprizë, e ajo suprizë është mos me ia shkel fjalën kryeshefit, pra nga këtu ne kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro, duhet të shtoheh edhe 350 euro për secilin punëtor në bazë të pagës mesatare”, tha ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *