Kupa e Afrikës ka përfunduar fazën e grupeve, ku janë mësuar kombëtaret që do të luajnë në 1/8 e finales.
Tashmë është publikuar formacioni më i mirë i fazës së grupeve, shkruan IndeksOnline.
Në mesin e 11-shes më të mirë ndodhen edhe disa yje të cilat luajnë në skuadrat evropiane.
Mazraoui, Brahim Diaz, Lookman, Mahrez, Amad Diallo e Sadio Mane janë pjesë e formacionit më të mirë.
Kujtojmë që faza e 1/8 së finales nis nga 3 janari, ku këto janë ndeshjet e kësaj faze.
Mali-Tunizi
Senegal-Sudan
Egjipt-Benin
Bregu i Fildishtë-Burkina Faso
Afrikë e Jugut-Kamerun
Marok-Tanzani
Algjeri-Kongo
Nigeri-Mozambikë
