Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për ditën e sotme, 29 korrik.
Sipas vendimit të MINT-it të datës 3 korrik 2026, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.74 euro për litër;
Benzina: 1.53 euro për litër;
Gazi: 0.60 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në publikimin e vendimit të radhës.
Po ashtu, MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve të lejuara ta adresojnë përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

