Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar organizimin e një proteste kundër propozimit të ri për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Protesta do të mbahet këtë të premte në ora 13:00 para zyrave të KEDS-it.
“Ne e kemi parë që po diskutohet rritja e faturave të energjisë, gjë që është e papranueshme. Qytetarët thonë se çmimet aktuale për produktet bazë janë shumë të larta dhe të palogjikshme krahasuar me rajonin. Kjo është një formë manipulimi që të ndjejmë më pak ndikimin e rritjes, por ne nuk do ta pranojmë këtë”, ka deklaruar Fjolla Muçaj, përfaqësuese e Kolektivit, në emisionin FIVE.
Ajo ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestë, duke theksuar se kërkesa kryesore është që faturat e rrymës të mos rriten dhe KEDS-i t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

