Sht. Mar 14th, 2026

Protestë në Serbi, bllokohet sot për dy orë rruga në Jarinje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, sot duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 18:00, do të mbahet protestë në territorin e Serbisë.

Bëhet e ditur se rruga në Jarinje do të bllokohet për dy orë, ndërsa bëhet thirrje që të shmanget qakullimi në këtë zonë kufitare, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim. Për më shumë informata, kontaktoni QKMK, në numrat: +383(0)45198000. +383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *