Sht. Shk 14th, 2026

Protesta e 17 shkurtit, “Liria ka Emër” nesër mban konferencën e fundit

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 17 shkurt do të organizojë protestë me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në kuadër të kësaj nisme, përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë sot konferencën e fundit për media.

Gjatë konferencës pritet të jipen detaje shtesë rreth organizimit të protestës dhe mesazheve që do të përcillen.

Sipas njoftimit të bërë publik, protesta e 17 shkurtit synon të shprehë pakënaqësinë lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se aktiviteti do të zhvillohet në mënyrë paqësore

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *