Hën. Dhj 29th, 2025

Prishtinalit votojnë mbi 52% LVV-në

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka votuar dje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025 duke dhënë një epërsi të qartë për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në këtë komunë me një diferencë të dukshme ndaj subjekteve të tjera, transmeton IndeksOnline.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë 52.94% të votave ose 60,696 vota, duke u pozicionuar bindshëm e para. Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 21.98% (25,196 vota), ndërsa e treta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.17% (21,984 vota).

AAK ka marrë 3.66% (4,193 vota), Nisma Socialdemokrate 0.87% (1,002 vota), ndërsa KDTP ka siguruar 0.27% (309 vota).

Në Prishtinë janë numëruar plotësisht të gjitha vendvotimet (262/262 – 100%), ndërsa pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ku deri në mbyllje të procesit kanë votuar 119,382 qytetarë, që paraqet 54.38% të votuesve të regjistruar në këtë komunë.

Prishtina edhe këtë herë ka treguar prirjen e saj politike, duke i dhënë avantazh të dukshëm VV-së, ndërsa LDK dhe PDK mbajnë garën për pozitat pasuese në kryeqytet. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas numërimit të votave me kusht, atyre nga diaspora dhe personave me nevoja të veçanta./

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *