Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar rreth lajmit se FFK-ja ka marr një dënim nga UEFA, për keqpërdorim të fondeve.
Në një përgjigje nga FFK-ja, mohojnë këto raportime duke i cilësuar si gënjeshtra në prag të procesit zgjedhor të kreut të federatës.
FFK-ja thotë se marrëveshja me UEFA-n nuk është aktuale, por është nënshkruar në vitin 2023 dhe parasheh që FFK-ja të forcoj departamentin e vet të Licensimit dhe mbi të gjitha të ushtroj kontroll më rigoroze ndaj klubeve anëtare të saj në disa segmente.
Reagimi i plotë:
Fjalët e dala në media se UEFA e ka dënuar FFK-n për keqpërdorim të fondeve të saj, përkatësisht të ndërlidhura me procesin e licensimit të klubeve, nuk janë asgjë tjetër pervec se gënjeshtra të pastra që kanë për qellim të deformojnë realitetin pikërsisht në prag të procesit zgjedhor në të cilin gjendet FFK-ja.
Marrëveshja në fjalë e nënshkruar ndërmjet FFK-së dhe UEFA-s, nuk është aktuale, por është nënshkruar në vitin 2023 dhe parasheh që FFK-ja të forcoj departamentin e vet të Licensimit dhe mbi të gjitha të ushtroj kontroll më rigoroze ndaj klubeve anëtare të saj në disa segmente.
UEFA ndanë fonde vjetore për të mbështetur Federatat Kombëtare në Procesin e Licensimit dhe për shkak të gjetjeve që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, i ka ndalur FFK-së, shumën prej 50 mijë eurosh.
Sido që të jetë, është e cuditshme sesi persona të caktuar, keqpërdorin dokumentat në të cilat dikur kishin qasje dhe tentojnë që nepërmjet keq-interpretimeve të krijojnë amulli në opinion, duke nëncmuar edhe nivelin e intelegjencës së adhuruesve të futbollit, të cilët këta persona të pandërgjegjshëm I vënë në lajthije.
Përndryshe, marrëveshje të tilla, UEFA nënshkruan shumë shpeshë me shumë Fedearta kombëtare, sa për ilustrim ja linku që konfirmon marrëveshje të tilla me Federatën e Kroacisë (të cilës I janë ndalur 100 mijë euro) dhe me Federatën e Shqipërisë.

