Pre. Mar 6th, 2026

Presidentja Osmani shpërndan kuvendin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbajti konferencë për media.

Kjo konferencë vjen vetëm një ditë pasi që Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedh presidentin e vendit.

Gjatë konferencës për media e para e vendit është shprehur se ka vendosur për shpërndarajen e kuvendit.

”Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme, është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot në përputhje kam nxjerr dekretin për shpërndarjen e kuvendit”, ka thënë Osmani.

Në seancën e mbrëmshme kandidatë për presidentë ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, mirëpo për shkak të mungesës së korumit seanca u ndërpre.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *