Enj. Mar 5th, 2026

Presidentja Osmani neser pritet te i shpallë zgjedhjet e reja

Saga me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duket se do të marrë fund mesnatën e sotme – por pa epilog.

Kjo pasi Klan Kosova ka mësuar se Presidentja Vjosa Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të ri duket se nuk është në horizont.

Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje po pret dekretin e Presidentes Osmani për zgjedhje të reja që më pas ta dërgojë të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht nga Presidenca, pasi Osmani ka afat edhe 8 orë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka përzgjedhur Glauk Konjufcën si kandidat për president, por deri në këto momente, nuk ka një kundërkandidat për të.

Për pasojë, seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit nuk mund të mbahet pa pasur së paku edhe një kandidat në garë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *