Mar. Dhj 2nd, 2025

Presidentja Osmani në ditëlindjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova: Ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova e ka quajtur atë arkitekt të pavarësisë, duke theksuar se ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike.

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euroatlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të presidentit historik”, ka shkruar Osmani.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *