Sht. Mar 7th, 2026

Presidentja nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 08:00 nxori dekret për shpërndarje të kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars.

Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare.

Burimet brenda presidencës kanë thënë se Vjosa Osmani në orën 11:00 nis konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Media meson se datat që pritet të diskutohen janë 12, 19 dhe 26 prill.

Sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *