Sht. Dhj 20th, 2025

Presidenti i Hungarisë realizon vizitën e parë në Kosovë, Osmani i kërkon mbështetje për heqjen e masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një vizitë të parë zyrtare në vend Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Zsuzsanna Nagy.

Përmes një postimi në facebook Osmani ka bërë të ditur se ka theksuar se Kosova synon forcimin e bashkëpunimit me Hungarinë në të gjitha fushat dhe se i ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese, shkruan IndeksOnline.

Në takimin bilateral, ajo vlerësoi rolin e Hungarisë në raport me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së Budapestit për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.

Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, ka shkruar Osmani

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *