Presidenca e Republikës së Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se Kuvendi është shpërndarë.
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar sot dekretin që, me vendim të menjëhershëm, shpërndan legjislaturën e nëntë të Kuvendit.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Presidencës.

