Mar. Nën 18th, 2025

Prattipati pret në ambasadë Harry Bajraktarin, e vlerëson angazhimin e tij për partneritetin Kosovë-SHBA

E ngarkuara me punë në Ambasadë, Anu Prattipati, ka pritur sot në takim aktivistin e çështjes kombëtare, Harry Bajraktarin, në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ambasada tha se në këtë takim u njoh kontributi i tij në partneritetin Kosovë-SHBA.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, priti sot Harry Bajraktarin në një vizitë kortezie në Ambasadë, duke vlerësuar dekada të tëra të shërbimit të tij publik në Shtetet e Bashkuara dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për partneritetin SHBA–Kosovë”, tha ambasada

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *