Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e tre personave të dyshuar për vrasje në tentativë.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
ARIAN (Misin) QELAJ i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan.
YLL (Arian) QELAJ i lindur me 29.07.2003 nё fsh. Maznik-Deçan.
ALTIN ( Rifat) QELAJ i lindur me 01.10.2005 nё fsh. Maznik-Deçan.
Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:
Vrasje e mbetur në tentativë
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com




