Die. Sht 28th, 2025

Policia jep detaje për bimët narkotike të gjetura në arën e mbjellë me misër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Dumnicë e Poshtme, Podujevë, pasi në një sipërfaqe rreth 1 hektar me misër u gjetën të kamufluara 1769 bimë narkotike, të dyshuara si kanabis, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë konfiskuar edhe një peshore të madhe, një sasi marihuanë, 3 shirita, një paketim foli si dhe një masë të dyshuar eksploziv TNT, të cilën e ka marrë në kontroll njësia e deminimit.

Sipas raportit zyrtar, bimët janë asgjësuar në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ky aksion u zhvillua në orët e para të 21 shtatorit 2025, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *