Enj. Jan 22nd, 2026

Policia ekstradon një person dhe transferon një tjetër, përmes bashkëpunimit me institucionet gjermane dhe hungareze

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një të dyshuari nga Kosova për në Gjermani dhe një transferimin e një të dënuari nga Hungaria për në Kosovë.Me datën 22.01.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani shtetasi gjerman pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, për përfshirje në veprën penale “kontrabanim me migrantë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman. Ndërsa me datë 22.01.2026 është transferuar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Kosovës i dënuar në shtetin e Hungarisë, për veprën penale “Grabitje dhe Privim i kundërligjshëm i lirisë” i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin Hungarez.

Ekstradimi dhe Transferimi u realizuan nën masa të rrepta të sigurisë.Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *