Pre. Maj 15th, 2026

Policia e Kosovës “arreston” titullin e kampionit në futsall

Skuadra e Policisë së Kosovës është shpallur kampione e Ligës së Parë në futsall, pasi e mbylli sezonin me fitore ndaj Minatorit në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Pas vetëm një sezoni në Ligën e Parë, Policia e Kosovës arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe dominoi kampionatin me 13 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje gjatë gjithë edicionit.

Me gjithsej 41 pikë të grumbulluara, Policia e Kosovës siguroi vendin e parë në tabelë dhe promovimin në elitën e futsallit vendor për sezonin e ardhshëm.

Trofeu i kampionit iu dorëzua lojtarëve nga presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi.

Postime të Ngjashme