Njësite speciale të Policisë së Kosovës kanë blinduar Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Derisa qindra qytetarë po protestojnë para hyrjes së Kuvendit, disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Kuvendit, .
Nga ana tjetër, njësite të shtuara janë vendosur edhe buzë hyrjeve të institucioneve, si ato të Kuvendit, ashtu edhe të Qeverisë.
Kujtojmë se sonte është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, sakaq protestuesit po kërkojnë votimin në lexim të dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

