Policia ka bërë të ditur se gjatë së dielës ka arrestuar 13 persona në raste të ndara për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit 12 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit.

