Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë.
Mirëpo i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore.
Kjo është konfirmuar nga Enis Pllana- Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.

