Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Banjë të Istogut, ku Indeksonline ka raportuar se është lënduar një zyrtar policor ai për shkak të gjendjes së rëndë është trasferuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për transferimin e tij në QKUK e ka konfirmuar drejtori i emergjencës së QKUK-së Naser Syla. Ai ka thënë se gjendja e tij për momentin është stabile por ka lëndime të rënda.
“Po personi për të cilin po pytni është duke u trajtuar në QKUK, gjendja është stabile, por ka lëndime të rënda”, tha Syla.
Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e kishte konfirmuar për Indeksonline se sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një aksident trafiku, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte në një pikë kontrolli.
Sipas Rugovës, polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

