Mar. Dhj 23rd, 2025

Policë me armë të gjata, rritet niveli i sigurisë në Aeroportin “Adem Jashari

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka rritur masat e sigurisë për periudhën e fundvitit, një kohë kur fluksi i udhëtarëve dukshëm është më i lartë.

Policë të pajisur me armë të gjata janë vërejtur në lëvizje brenda dhe rreth terminalit, duke monitoruar situatën dhe duke siguruar rendin publik.

Kjo masë ka për qëllim të garantojë sigurinë e udhëtarëve dhe të punonjësve të aeroportit, si dhe të parandalojë çdo incident të mundshëm gjatë sezonit të ngarkuar të udhëtimeve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *