Hën. Mar 23rd, 2026

Plagosja e Inspektorit të IPK-së në ‘Rrugën B’, policia jep detajet e para

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të hënën në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Inspektori i IPK-së eshte Arsim Beqiri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti ka thënë për IndeksOnline se rreth orës 21:00 policia mori informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *