Pesë persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi u përleshen mes vete pas një mosmarrëveshje
Për ngjarjen që ndodhi pasdite në rrugën “Luan Haradinaj”, policia tha se si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 06.03.2026 – 15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësua lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

