Një objekt banimi, mesditën e së hënës është përfshirë nga flakët në zonën pranë stadiumit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera përreth.
Objekti i djegur ishte një barakë ku jetonte me familjen e tij Nezir Tashevci. Ai bëri me dije se në momentin kur ka rënë zjarri, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ndodhej në aty.
“5 anëtaret e familjes jetojmë në këtë barakë . Kam qenë në pune kur më kanë lajmeru që vendin ku banonim e kanë perfshirë flakët. Nuk e di arsyen se pse baraka ku jetojmë është përfshirë nga flakët”, tha ai .

