Mar. Jan 13th, 2026

Përleshen me mjete të forta tre persona në Prishtinë, njëri prej tyre dërgohet në mbajtje

Tre persona janë përleshur me mjete të forta të hënën në Prishtinë. Njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, rasti u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Prishtinë 12.01.2026, 12:00.Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete me mjete të forta. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *