Pre. Sht 26th, 2025

Përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi i KQZ-së mban takim koordinues

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, për të diskutuar rreth përgatitjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, , morën pjesë Besim Kusari nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Tefik Mahmuti nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës (PK), Besnik Berisha nga Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Artan Dreshaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI).

Gjatë këtij takimi, Radoniqi theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Bëhet e ditur se përfaqësuesit e institucioneve prezantuan planet e tyre për angazhimin gjatë ditës së zgjedhjeve, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *