Die. Jan 18th, 2026

Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës në Kamenicë

Ka përfunduar restaurimi i Xhamisë së Meshinës në Kamenicë.
Xhamia e Meshinës, e ndërtuar në vitin 1886 dhe e dalluar për minarenë e saj prej druri, përfaqëson një monument me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet restauruese janë realizuar me standarde profesionale, duke ruajtur autenticitetin dhe tiparet origjinale të objektit.
Restaurimi i këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Për përfundimin e suksesshëm të punimeve restauruese ka njoftuar sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku.
Ky restaurim dëshmon përkushtimin institucional për mbrojtjen, ruajtjen dhe rikthimin e trashëgimisë kulturore në shërbim të komunitetit dhe brezave të ardhshëm.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *