Die. Nën 16th, 2025

Përfundon protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Strasburg, të pranishëm ishin mijëra shqiptar

Ka përfunduar protesta e cila u mbajt para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Mijëra shqiptarë me flamuj kuqezi, pankarta e mbishkrime në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të pranishëm në këtë protestë.

UÇK, UÇK janë thirrjet e shumta të protestuesve të mbledhur para Asamblesë Parlamentare në qytetin francez.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protesta e stome u organizua nga organizatat e dala nga lufta çlirimtare e Kosovës dhe ajo mbahet pas atyre në Prishtinë, Hagë e Tiranë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *