Mër. Nën 12th, 2025

Përfundon procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime.

Më herët, Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkoi zhvillimin e një hetimi të plotë penal mbi këtë rast.

Sipas IKD-së, deri më tani Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk kanë ofruar dëshmi apo sqarime të besueshme për publikun, gjë që sipas institutit ka krijuar pasiguri dhe ka cenuar besimin qytetar në integritetin e procesit zgjedhor.

“Mungesa e komunikimit të qartë dhe e informimit të plotë ka krijuar pasiguri dhe ka cenuar parimet demokratike mbi të cilat mbështeten zgjedhjet e lira dhe të drejta”, thuhet në reagim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *