Sht. Jan 10th, 2026

Përfundon numrimi i rezultateve, ky është numri i ulseve që siguruan partitë

Tashmë në Qendrën për Numrimin e Rezultateve ka përfunduar procesi i numrimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 51 për qind të votave duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës rënditet në pozitën e tretë me 13.23 për qind të votave apo 15 ulëse ndërsa AAK-ja ka siguruar 6 ulëse apo 5.5 për qind.

Lista Serbe me 9 ulëse dhe Za Zlobodu Pravdu i Opstanak me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.

10 ulëset për komunitetet tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse./Indeksonline/

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *