Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, njerëzit janë në Hënë!
Në orën 6:35 pasdite (EDT)(Koha Lindore e Ditës), raketa Space Launch System e NASA-s dhe anija kozmike Orion u ngritën nga Qendra Hapësinore “Kennedy” e agjencisë në Florida,.
Katër astronautë u nisën në një fluturim prove të planifikuar rreth Hënës.
Pasi të kenë përfunduar objektivat e tyre, pas 10 ditësh ata do të kthehen.
Si misioni i parë me ekuipazh i programit Artemis të NASA-s , ndër objektivat e tij, fluturimi do të demonstrojë sistemet e mbështetjes së jetës për herë të parë me ekuipazh dhe do të hedhë themelet për një prani të qëndrueshme në Hënë.
Ky mision do t’i paraprijë misioneve të ardhshme në Mars.
Pasi arriti në hapësirë, Orion vendosi krahët e panelit diellor, duke i mundësuar anijes kozmike të merrte energji nga Dielli, ndërsa ekuipazhi dhe inxhinierët në tokë filluan menjëherë kalimin e anijes kozmike nga operacionet e lëshimit në ato të fluturimit për të filluar kontrollin e sistemeve kryesore.

